Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, ish-polici që pa për herë të fundit Ervis Martinaj dhe ka dijeni për të

29/06/2024 08:55

Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, një ish-polic që e shoqëroi si personi i fundit dhe që ka dijeni për Ervis Martinaj.

Lami gjithashtu i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku kërkon pafajësinë e tij.

Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit , ndërkohë që siç raporton Anila Hoxha për prokurorinë Lami, i ka ende llogaritë e pambyllura.

Në websiten e Gjykatës së Lartë tha Anila Hoxha është publikuar rekursi i regjistruar në datë 27 qershor dhe që sipas kalendarit si relator me short, është zgjedhur për ta shqyrtuar çështjen gjyqtari Ilir Panda.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të  shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. AI preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA