Përfundon arratia e Astrit Avdylajt, arrestohet në… shtëpinë e tij në Shijak! Ja akuzat që rëndojnë mbi të

29/06/2024 13:41

Përfundon arratia për të shumëkërkuarin Astrit Avdylaj.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se polica dhe RENEA kanë pasur ditën e sotme një aksion në Shijak, ku në banesën e tij, kanë arrestuar Avdylajn.

Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.

Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

 

Top Channel