Tre persona u plagosën, pasi dy makina u përplasën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë këtë të shtunë.

Rreth orës 15:40 në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., oficer policie dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, punonjës policie, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel