Greqia në alarm të kuq! Parku Kombëtar i Parnithas në Athinë përfshihet nga flakët

29/06/2024 17:50

Një zjarr i madh ka rënë në parkun kombëtar të Parnithas në Athinë duke vënë në alarm të gjithë mekanizmin shtetëror në Athinë.

Sipas mbrojtjes civile, flakët e zjarrit u zbuluan rreth orës 14.50 sipas orës lokale nga një dron i forcave zjarrfikëse që patrullonte në zonë.

Menjëherë në luftë me flakët u vunë qindra forca zjarrfikëse, 5 helikopterë dhe 3 avionë, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe dhjetëra forca zjarrfikëse vullnetare.

Moti i nxehtë dhe era e fortë që kalon shpejtësinë 50-70 madje dhe 90 km orë në disa raste, vështirëson së tepërmi punën e zjarrfikësve.

Për fat vatra e zjarrit për momentin është larg zonave të banuara, por zjarrfikësit mundohen ta vënë atë sa më herët nën kontroll pasi me mbërritjen e natës puna e tyre vështirësohet së tepërmi.

Më herët mbrojtja civile njoftoi banorët të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilent për mundësinë e një evakuimi të mundshëm nëse do të jetë e nevojshme.

Greqia është të alarm të kuq gjatë këtyre 48 orëve të fundit për shkak të rrezikut të lartë të ndezjes së zjarreve në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA