Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 20 vjet burgim të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, në janar të vitit 2018.

Marko Roshiç është dënuar me 8 vjet burgim për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Nedeljko Spasojeviç është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai është dënuar edhe me 4 mijë euro gjobë. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Dragisha Markoviç është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, Zharko Jovanoviç është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve.

Nedelkjo Spasojeviç -4 vite e 6 muaj (llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak)

4500 euro gjobë( ka opsion ta zëvendësojë me burgim)

Marko Roshiç – 8 vite burgim (llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak)

10 mijë euro gjobë ( ka opsion ta zëvendësojë me burgim)

Silvana Arsoviç – lirohet nga akuza

Dragisha Markoviç – 4 vite burgim

Zharko Jovanoviç  – 4 vite burgim, + 1500 euro gjobë (ka opsion ta zëvendësojë me burgim)

Rade Basara për shkak të heqjes dorë nga prokurori në fjalën përfundimtare nga ndjekja e tij penale refuzohet akuza ndaj tij.

Ata akuzohen për veprat penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje e rëndë”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen edhe Zheiko Bojiç, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç por që janë në arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA