Mbi mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi nuk rëndon vetëm akuza “shpërdorimi i detyrës”, por edhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kjo pasi ditën e djeshme, pasi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës që e la në arrest shtëpie, ai u largua me vrap për t’i shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, dhe ka shkuar në një bar kafe.

Mjeku Edmond Gashi ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku.

Policia thotë se ka nisur hetimin edhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mjeku i spitalit të Onkologjikut në QSUT, cili dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, u la në masën “arrest shtëpie” dhe akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në Whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, ndërkohë që në një moment mjeku Edmond Gashi cilësohet si “buldozeri” që duhet “kapur, shtrënguar dhe i duhen nxjerrë lekët”.

Skema si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT:

Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi  të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.

Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.

Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë.

Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori  i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.

Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta  si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre  me mesazhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA