Samiti i Këshillit Europian, Mitsotakis ndalet sërish te Beleri: Ai do të marrë zyrtarisht detyrën si eurodeputet

28/06/2024 20:07

Në një intervistë të shkurtër për mediat greke pas përfundimit të punimeve së Samitit të Këshillit Europian në Bruksel kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar edhe çështjes Beleri.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë zhvillim, nëse i ka vënë në dijeni homologët për çështjen e vendimit për të qëndruar në burg Fredi Beleri dhe nëse kjo krijon ndonjë pengesë për çështjen e betimit të tij si deputet i zgjedhur në Parlamentin Evropian kryeministri grek është përgjigjur:

“Patëm rastin të diskutonim këtë çështje në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola. Shikoni, e marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë”, tha ai.

Edhe dy ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re Mitsotakis ka deklaruar se “Fredi Beleri duhet të marrë detyrën e tij si eurodeputet i zgjedhur dhe të mos pengohet dhe se aktet e qeverisë së Shqipërisë nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.

Ëndrrat europiane të zotit Rama kalojnë përmes një proverb grek: “Ashti si do shtrosh, ashtu do flesh”, ka thënë ai në mënyrë karakteristike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA