Kate Middleton vazhdon kimioterapinë, por pritet të shfaqet në Wimbledon
Kate Middleton po përgatitet për daljen e saj të dytë publike që koha kur ka nisur kimioterapinë. Fillimisht ajo u shfaq në paradën për nder të Mbretit Charles, por së fundmi po flitet se ajo mund të shfaqet në tribunat e Wimbledon.
Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit mbretërorë të cilët sipas raportimeve të shtypit britanik kanë thënë se princesha do të marrë pjesë në turneun e tenisit që do të zhvillohet nga 1 deri më 14 korrik. Megjithatë, Princesha e Uellsit nuk tha asgjë dhe nuk u mor asnjë komunikim zyrtar. Madje, edhe në qershor ajo bëri të ditur se do të ishte e pranishme në paradën për nder të mbretit Charles, vetëm një ditë para se ajo të zhvillohej.
“Trajtimi i saj është në vazhdim dhe do të zgjasë për muajt e ardhshëm, por e kuptoj që ajo do të donte të shkonte në Wimbledon,” tha Emily Andrews. Vitet e fundit ajo ka qenë pjesëmarrëse e rregullt dhe festimet e saj të shpërthyese kanë përfunduar gjithmonë në aparatët e fotografëve.
Princesha po lufton kancerin dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Në janar ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe nuk u shfaq në publik për shumë muaj. Ajo vetë tregoi se nga se po vuante nëpërmjet një video të sinqertë dhe prekëse. Dalëngadalë Middleton po përpiqet të rikthehet në normalitetin e saj, por kjo nuk do të thotë për momentin një rikthim i rregullt në jetën publike.
Top Channel