“Për Dhërmi nga Tuneli i Llogarasë”/ Pas një jave shkurtohet rruga drejt jugut! Rama publikon pamjet, hapet më 5 korrik 2024

28/06/2024 12:17

Rruga drejt jugut të Shqipërisë pas një jave do të jetë më e shkurtër.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamjet nga punimet e tunelit të Llogorasë që do të hapet më 5 korrik 2024.

“Për Dhërmi nga Tuneli spektakolar i Llogarasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë”-shkruan Rama.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.

Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA