Ngarkesa e shtuar në punë dhe nevoja për staf profesional, Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

28/06/2024 11:16

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK.

Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organi fundor i Vetingut, i cili vijon punën deri më qershor 2026.

Duke parashikuar se me mbarimin e mandatit nuk përfundon puna me shqyrtimin e dosjeve, Komisionerët Publikë, Florian Ballhysa dhe Irena Nino, kërkojnë që stafi i tyre në këtë proces të vijojë punën pranë kreut të SPAK-ut, si njësi mbështetëse për apelimin.

Komisionerët i kanë kërkuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve ndryshime ligjore që do të mundësojnë zhvendosjen e Njësisë Ligjore dhe Njësisë Administrative Prej 15 punonjësish si strukturë mbështetëse në emërtimin “Sektori i Rivlerësimit” pranë Prokurorisë së Posaçme pas dhjetorit 2024.

Në një shkresë depozituar pranë Kuvendit në shkurt të këtij viti, që BIRN e disponon në bazë të një kërkese për informim nga Komisionerët Publikë, Ballhysa dhe Nino argumentojnë se propozimi “lidhet me ngarkesën e shtuar të punës për kreun e SPAK, nevojën për staf profesional, me integritet dhe eksperiencë në mbështetje të realizimit të kësaj detyre si dhe ruajtjen e standardit tashmë të arritur”.

Konkretisht Komisionerët propozojnë ndryshime në ligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, duke shtuar një dispozitë e posaçme për krijimin pranë drejtuesit të SPAK të Sektorit të Rivlerësimit, “në të cilin transferohen punonjësit e Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe Punonjës të Njësisë Administrative të Institucionit të Komisionerëve Publikë, të cilët e kanë kryer këtë detyrë për një periudhë 5 vjeçare dhe plotësojnë kushtet e sigurisë sipas nenit 6 të këtij ligji”.

Sipas propozimit, punonjësit e këtij sektori do të ruajnë nivelin e pagës së mëparshme sipas ushtrimit të funksioneve të tyre dhe në përfundim të mandatit të kreut të SPAK lidhur me procesin e rivlerësimit, ata “mund transferohen, sipas nevojave, në sektorë të tjerë” të kësaj strukture.

Përveç ndihmës ndaj punës që do t’i ngarkohet kreut të SPAK, Komisionerët argumentojnë se kjo do të ofronte dhe “garanci profesionale” për stafin ligjor dhe administrativ për shkak të përvojës së tyre të gjatë me procesin e vetingut.

Kërkesa për këto ndryshime ligjore pritet t’i bashkëngjitet draft-propozimeve që Komisioni i Ligjeve po harton për disa ndryshime që prekin pothuaj gjithë paketën ligjore të Reformës në Drejtësi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i tha BIRN-it se kërkesa e Komisionerëve Publikë po shqyrtohet nga grupi i ekspertëve pranë këtij komisioni dhe se ajo shihte propozimin në thelb si të drejtë.

“Personalisht mendoj që ata janë profesionistë që s’duhen humbur dhe SPAK ndërkohë duhet të ketë mundësinë të ketë këshilltarë për funksionet e veta, përfshi dhe për funksionet që i kalojnë sipas legjislacionit për rivlerësimin e magjistratëve”, tha ajo.

Por Bushka gjykon se dispozitat e propozuara nga KP kanë nevojë për riformulim dhe kjo do të jetë në diskutimin e grupit teknik të ekspertëve.

Në relacionin që i bashkëngjitet kërkesës për Kuvendin, Komisionerët kanë bërë dhe parashikimin e kostove financiare dhe volumit të punës që njësia e re pranë SPAK do të ketë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për rreth 15 punonjës që do të preken nga kjo dispozitë ligjore, që do të ketë një  shtesë në buxhetin e Prokurorisë së Posaçme, me rreth 50 milionë lekë në vit.

Po ashtu në relacion thuhet se nga analiza e të dhënave statistikore referuar numrit të ankimeve për të cilat ka përfunduar procesi i gjykimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit si dhe ankimeve të cilat mund të ushtrohen nga Komisionerët Publikë gjatë vitit 2024, në përfundim të mandatit kushtetues të këtyre të fundit, mund të mbetet një stok prej rreth 30 ankimesh për  në .

Institucioni i Komisionerit Publik ka për detyrë ankimimin dhe përfaqësimin në  të çështjeve që lidhen me vendime të kontestuara të dhëna në shkallën e parë të vetingut për magjistratët./ Reporter.al.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA