Kina nderon gruan që vdiq duke shpëtuar familjen japoneze në sulmin me thikë (fotot)

28/06/2024 16:47

Një grua kineze që tentoi të mbronte një nënë japoneze dhe fëmijën e saj gjatë një sulmi me thikë, është ndarë sot nga jeta.

Hu Youping punonte si asistente shkollore me fëmijët në autobus, në qytetin kinez Suzhou, kur një burrë sulmoi nënën japoneze me fëmijën e saj në ndalesën e autobusit jashtë shkollës.

Gruaja kishte tentuar të ndalonte sulmuesin por pësoi plagë të rënda në sulm.

Homazhe të shumta u bënë për të nga qytetarët dhe qeveria lokale të cilët i dhanë titullin “Shembull shoqëror guximi”.

Ambasada japoneze në Kinë kishte ulur flamurin në gjysmë shtize për të nderuar zonjushën Hu, teksa në një deklaratë shprehte trishtimin për vdekjen e saj.

“Ne besojmë se kurajo dhe dashamirësia e Hu përfaqësojnë atë të gjithë popullit kinez. Nderojmë veprimin e saj për drejtësi. U preftë në paqe”.

Nëna dhe djali i saj u lënduan në sulmin e të hënës por plagët e tyre nuk ishin kërcënuese, ndërsa i dyshuari, një 52 vjeçar kinez u arrestua në vendngjarje. Zyrtaret nuk kane bere te ditur motivimin e tij per aktin.

Një tjetër sulm me thikë në dukje pa motiv të qartë është regjistruar në verilindje të Kinës, ku katër instruktorë universitarë amerikanë u plagosën në Jilin.

Sulmi në Suzhou ndezi shqetësim mes komunitetit japonez të qytetit dhe ambasada kërkoi kujdes nga qytetarët japonezë që jetojnë në Kinë, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA