“Fikni kompjuterët!” Policia e Shtetit reagon pas dyshimeve për sulm kibernetik: Sistemet vazhdojnë punën normalisht

28/06/2024 13:19

Policia e Shtetit ka reaguar pas dyshimeve për sulm kibernetik në kompjuterë.

Sipas reagimit, sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht, ndërsa janë marrë masa për forcimin e garantimit të sigurisë.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA