Ekskluzive/ SPAK rëndon pozitën e Jorgo Goros. Kërkesë Gjykatës për të sekuestruar 4 ha tokë në Himarë, dyshohet se ia dhuroi…

28/06/2024 19:45

SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.

Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.

“Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.

Hetimi është bërë nga prokurori i Vlorës, Arjan Xhaferri, i cili shpalli mos kompetencen dhe ia dërgoi çështjen SPAK-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA