“E di që nuk jam më i ri”, Biden pranon “lëkundjen” në debatin me Trump, Presidenti i SHBA: Por unë do ta mund kundërshtarin

28/06/2024 20:01

“Kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri”, kjo ka qenë deklarata me të cilën Joe Biden u është drejtuar mbështetësve të tij, pasi përfundoi debatin me Donald Trump.

Vetë ai e pranoi se ka qenë një perfomancë e lëkundur, teksa presidenti u pa në vështirësi për të kujtuar fakte apo të gjetur argumente.

Ai pranoi se është i moshuar, por beson se mund ta mposhtë ende ish-presidentin në zgjedhjet e nëntorit.

“E di që nuk jam i ri, për shtetin është e qartë. E di që nuk eci lehtë si dikur, nuk flas aq mirë si dikur, nuk debatoj si dikur, por unë di të them të vërtetën”, tha presidenti.

“Unë e di ta ndaj të drejtën nga e gabuara. Unë di si ta bëj këtë punë. Unë di si t’i bëj gjërat. E di, si miliona amerikanë, e di, kur të rrëzohesh, ngrihesh përsëri”, vijoi ai.

“Njerëz, ju jap fjalën si Biden, nuk do të kandidoja më nëse nuk do të besoja me gjithë zemër dhe shpirt se mund ta bëj këtë punë”, e përfundoi ai fjalën e tij.

Top Channel