Aksidenti i Viktor Orban në Gjermani me një oficer të vrarë, ishte ‘një atentat’, thotë Rusia (fotot)

28/06/2024 17:53

Automjeti i kryeministrit hungarez Viktor Orban po shoqërohej nga policia vendase në rrugët e qytetit gjerman Stuttgart dy ditë më parë, kur një veturë e drejtuar nga një grua vendase që kishte humbur papritur kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje policin shoqërues në motoçikletë dhe plagosi rëndë nje tjetër.

Incidenti i rëndë ndodhi teksa Orban po kthehej në aeroport pas ndjekjes së ndeshjes Hungari-Skoci në stadiumin Stuttgart Arena.

Gruaja 69 vjeçare që drejtonte mjetin BMW goditi me forcë motoçikleten e policisë teksa sipas autoriteteve vendase nuk kishte kuptuar që kryqëzimi ishte i mbyllur për trafikun.

Zyrtarët vendas thonë se ishte një aksident i thjeshtë trafiku, ndërsa mediat ruse e quanin një ‘atentat klasik’ që synonte eliminimin e kryeministrit hungarez. Ato e krahasonin ngjarjen me atentatin e më hershëm ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico i cili u plagos rëndë i qëlluar me 4 plumba në bark, por fatmirësisht shpëtoi dhe u kthye në punë.

Në aksidentin e Stutgart, një oficer policie 61-vjcar u përplas nga goditja me një tjetër oficer 27 vjecar që kishte mbyllur kryqëzimin me automjetin e tij, shkruan rrjeti Daily Mail.

E përditshmja gjermane Bild tha se të dy oficerët u dërguan në spital por tragjikisht 61 vjeçari nuk i mbijetoi plagëve.

Sipas rrjetit britanik The Sun, kreu i policisë së Stuttgart, Markus Eisenbraun tha per ngjarjen: “Jemi të shokuar nga aksidenti që i ndodhi kolegëve tanë. Rrethanat tragjike të vdekjes së kolegut tonë kanë lënë pa fjalë dhe kanë tronditur forcën e policisë së Stuttgart”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA