Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, nga Foltorja e Kuvendit, paralajmëroi sërish dënim për çdo mjek që kryen shkelje gjatë profesionit, por teksa fliste, deputetët e opozitës kërkuan me tone të larta dorëheqjen e saj.
“Një akt që ka vetëm një përgjigje, ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral madje. Secili do të mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Nuk mund t’i quaj as profesionistë. Të gjithë ata që e konsiderojnë pacientin si mall në tregun e shumicës, do të ndëshkohen. Do i hiqet e drejta e prof. Kujtdo që cenon figurën e profesionistëve të shëndetësisë. Abuzuesit dhe joprofesionistët do të marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar”.
“Jep dorëheqjen, ky është turp”,thanë deputetët e opozitës.
“Nëse nuk doni interpelancë e ndërpresim, ulu në vend, zoti Sula uluni, do e ndërpres interplancën“, ndërhyri Nikolla.
“S’të intereson zoti Sula, po vazhdoje, e bëni vetëm për zhurmë politike”, Koçiu deputetëve të opozitës.
Top Channel