Një profesor britanik është gjetur i vdekur në një rezervat natyror australian disa orë pasi ishte marrë në pyetje për sulm seksual, ndërsa mësohet se paguante një prostitutë 10,000 dollarë në muaj për marrëdhënie seksuale.
77 vjeçari Dr John Forge, ishte gjithashtu profesor ‘onoritus’ në Universitetin e Sydney, por duket se jetonte një jetë të dyfishtë, sipas dëshmisë së një “eskorte shoqërimi” që thotë se i moshuari kërkonte ‘kontakte të pazakonta seksuale’.
Profesori milioner i filozofisë u gjet i vdekur në fund të një ujëvare në Launceston, Tasmania, disa orë pasi ishte vizituar nga policia në shtëpi për t’u pyetur mbi akuzat.
Ata kishin njoftuar akademikun se përballej me akuza sulmi seksual ndaj një gruaje të dobët mes viteve 2019 e 2022.
Tashmë ‘eskorta e tij e preferuar’, punonjësja e seksit Skylar Silverstein thotë se ish-klienti i saj ishte përfshirë në një kontratë financiare seksuale me të, të hartuar nga vetë ai.
Pretendimet e Silverstein nuk kanë lidhje me akuzat seksuale për të cilat policia kishte marrë në pyetje Forge.
Këto të fundit kanë lidhje me një incident në shtetet australiane New South Wales e Tasmania prej vitit 2022.
Por vdekja e tij e papritur lë në mes hetimet teksa autoritetet thonin se rrethanat e ngjarjes nuk ishin të dyshimta, pra burri ka vdekur nga shkaqe në dukje natyrale.
Pasi mësoi për akuzat seksuale ndaj Forge, punonjësja e seksit Silverstein tha për rrjetin Daily Mail Australia se burri bënte ‘kërkesa të mbrapshta’ dhe ishte i fiksuar pas seksit.
Prostituta e Sydney tregonte: “Ai përfitonte nga më të dobëtit, kur e mendoj kjo më bën për të vjellë. Fillimisht dukej si njeri i dashur, ishte i respektuar në rrethet akademike, kishte shkruar libra, por nën lëkurë kishte shumë të fshehta të errëta, në të vërtetë nuk kishte moral”.
Pas vdekjes së burrit, nëna e viktimës së Forge tha për rrjetin Daily Mail Australia se ishte njoftuar për vdekjen nga policia dhe duhet të jepte një deklaratë. Ajo tha se i moshuari kishte joshur dhe abuzuar me vajzën e saj 30 vjeçare qe nuk kishte mundësi mbrojtjeje, e cila u detyrua të shkonte në polici prej përndjekjes dhe traumatizimit.
Në faqen e tij të internetit Dr Forge përshkruan ‘moralin’ si “mënyra sesi njerëzit duhet të sillen ndaj të tjerëve”.
Një raport mbi vdekjen e tij po përgatitet nga mjekët ligjorë në Australi, shkruan Daily Mail.
Top Channel