“Pirlo, Pogba, Vidal dhe Marchisio! Ishim mesfusha më e fortë në histori”

27/06/2024 22:28

Arturo Vidal ka luajtur me klube të mëdha si Barcelona, Bayern Munich, Juventus apo Inter, por për vitet e kaluara në Torinon bardhezi ka shumë nostalgji.

Mesfushori 37-vjeçar fitoi 7 trofe gjatë 4 sezoneve të kaluara me bardhezinjtë, ekip me të cilin mbërriti në finalen e Champions League në 2015.

Unë, Pogba, Pirlo dhe Marchisio formuam mesfushën më të fortë në historinë e futbollit. Mesfushën më të mirën në të cilën kam luajtur ndonjëherë.

Xavi, Busquets dhe Iniesta vuanin përballë nesh… Ata ishin të ndryshëm, teknikisht spektakolarë, por nuk luftonin dhe nuk gjuanin.

Nëse nuk do të ishte për Leo Messin, do e fitonim ne Championsin në vitin 2015. Ai Juventus ishte për tripletë.

Nuk e harroj kurrë, ishte viti më i bukur i jetës sime. Fitova edhe Kupën e Amerikës me Kilin”, kujton Vidal, pjesë e Colo Colos në vendlindje.

Top Channel