Kuvendi e ka nisur sot seancën plenare me një minutë heshtje në kujtim të ditës së gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë.
Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha në 80 vjetorin e shpërnguljes së banorëve të Çamërisë se Shqipëria nuk duhet ta harrojë genocidin.
“U mbushën 80 vjet, kur u masakruan u vranë dhe shpërngulën shqiptaret e Çamërisë nga trojet e tyre. Nga spastrimet etnike me te egra,
Shumë mund të thonë që ka kaluar shumë kohë dhe kjo gjë është harruar. Por gjenocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi deputet jemi këtu për të gjithë që memoria e një kombi është më e madhe se memoria e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez. Thuhet që një popull që harron, është një popull që vdes. Ne e kemi sfiduar harresën dhe sot gje rastin të falënderoj kolegët e mi që morën pjesë në seancën përkujtimore për 80 vjetorin e shqiptarëve të Çamërisë. Ne s’ fajësojmë sot popullin grek, por politikën zerviste të kohës dhe padyshim edhe qëndrimin e sotëm kur shohim që asnjë qeveri greke nuk mori përsipër të shohë në sy krimin e të parëve të tyre mbi të parët tanë”, tha Idrizi.
Sipas kreut të PDIU-së “Askush nuk mund të shkeli mbi të drejtën e jetës, e pra kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura. Për absurditet përdorin togfjalëshin çështja çame nuk ekziston. Duhet t’i vijë turp kujtdo individi që në kohën tonë e në një vend evropian si Greqia gjejnë guximin të shkelin mbi viktimat e të bëjnë heronj kriminelët. E çuditshme se si Greqia kriminel si Napolon Zerva i shpall heronj, kurse njeriun me tre emra dhe tre dënime për burg e bën eurodeputet. Por kjo është Greqia evropiane, ka 84 vjet që mban në këmbë ligjin e luftës dhe jo vetëm mohon gjenocidin mbi shqiptarët, por mohon edhe ekzistencën tonë. Nga mos dënimi i spastrimit etnik, nga mbajtja në këmbë e ligjit të luftës nuk vjen asgjë e mirë. Jam këtu për t’i dhënë zë mijëra viktimave të pafajshme”.
“Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqiptarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri.
Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë ashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”.
Top Channel