Këputja kabinës së teleferikut publik lë 1 të vdekur e 10 të plagosur në Kolumbi (fotot)

27/06/2024 19:01

Shërbimet e emergjencës po punonin sot në skenën e një aksidentit të rëndë ku një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga rënia e papritur e një kabine teleferiku në Medellin të Kolumbisë.

Teleferiku është pjesë e transportit publik të qytetit të madh kodrinor dhe ky është aksidenti i parë i sistemit transportues që prej inaugurimit të tij në 2004.

Në ngjarjen e pasdites së të mërkurës, kabina me njerëz e teleferikut u lirua nga lidhjet e saj dhe ra në rrugë nga rreth 10 metra lartësi bashkë me pasagjerët e saj, teksa kishte ndaluar në stacionin ‘Popular’.

Kryebashkiaku i Medellin, Federico Gutierrez, konfirmonte se një burrë humbi jetën disa orë pasi u dërgua në spital me plagë të rënda.

Ky ishte aksidenti i parë në sistemin Metrocable të transporitit me teleferik në brendësi të zonave urbane në Medellin.

“Është një incident specifik, jo një dështim i përgjithshëm. Kabina e aksidentit ndaloi papritur para hyrjes në stacionin Popular dhe u godit nga ajo që vinte prapa që e bëri të binte përtokë”, tha Tomas Elejalde, menaxher e grupit Metrocable, duke shtuar se po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Kompania Metrocable është e njohur për këtë lloj transporti në Amerikën Latine, në lidhjen e zonave malore të populluara pa akses në tipe të tjera transporti publik.

FOTO GALERI
3/6
Ky ishte aksidenti i parë në sistemin Metrocable të transporitit me teleferik në brendësi të zonave urbane në Medellin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA