
Seanca e sotme parlamentare u dominua nga debati për skandalin te Onkologjiku pas akuzës së ngritur ndaj disa mjekëve se i orientonin pacientët për kurim në klinika private kundrejt pagesave të majme.
Kjo mund të ketë qenë seanca më e ngarkuar për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila përveçse duhej t’i përgjigjej akuzave të opozitës, u përball edhe me deputetin Tritan Shehu në një interpelancë.
Në fotot e fiksuara nga LSA-ja, duket se ministrja Kocciu ka marrë “këshilla” nga Elisa Spiropali përpara debatit me opozitën.
Ndërkohë nuk kaloi pa vëmendje edhe prania e Monika Kryemadhit në seancë, teksa qëndroi shumicën e kohës me Petrit Vasilin dhe Erisa Xhixhon. Kryemadhi është në një proces divorci të kërkuar nga bashkëshorti i saj Ilir Meta.
Top Channel