Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe pjesërisht në perëndim të vendit. Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 21 deri 32°C
Top Channel