Përballja direkte në Atlanta mes Joe Biden e Donald Trump Thursday ka shanset të jetë nga të rëndësishmet në historinë e presidencialeve në SHBA, edhe pse do të transmetohet pa publik në sallë dhe në shumicën e rasteve e regjistruar.
Për herë të parë një president e një ish president do të konfrontohen përballë shikuesve, shumë më herët sesa data e zgjedhjeve, madje dhe nga ajo e konventave të partive të tyre.
Debati që organizohet nga rrjeti CNN vjen në një moment delikat dhe mund të jetë shansi Biden për të ndezur shpresat e tij të rizgjedhjes, duke tentuar të bindë votuesit se ka përmbushur normalitetin politik dhe ekonomik që premtonte në 2020.
Amerikanët ndërkohë kërkojnë lehtësim nga çmimet e larta që kanë bërë të vështirë ushqimin e familjes, qiranë, kreditë e shtëpive apo blerjen e makinave të reja.
Ndasi të mëdha ka për emigracionin e shfrenuar e politikën e jashtë, mes dy kandidatëve që në dukje e përçmojnë njëri-tjetrin.
CNN shkruan se debati direkt është simbol i garës së papëlqyeshme elektorale mes dy kandidatëve të moshuar që më shumë largojnë votuesit sesa i tërheqin ata.
Por rrethanat duhet të kuptohen në konteksin e kohërave të paprecedenta që jetojmë.
Që kur senatori John F. Kennedy dhe zëvendës Presidenti Richard Nixon bënë debatin e parë direkt të fushatës në 1960, gara e zgjedhjeve është bërë gjithnjë e më e ngushtë.
Tashmë në 2024 ka edhe më shumë në lojë pas tentativës së Trump për të prishur tranzicionin paqësor të pushtetit në 2020 dhe ka premtuar të hakmerret për këtë nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.
Demokratët janë të dëshpëruar që 81-vjeçari Biden të tregojë energji prej shqetësimeve për moshën e tij, teksa 78-vjeçari Trump megjithëse ka qejf të jetë vetvetja, mund të dëshmojë atë që ka paralajmëruar Biden se është “tepër i shkrehur” për të qenë president.
Biden pritet të sulmojë Trump për çështjen e abortit, për të cilën Trump është kundër, si dhe admirimin e tij për diktatorët e huaj.
Ndërsa Trump ka sinjalizuar se do të portretizojë Biden si të paqëndrueshëm, të kapur nga emigracioni pakontrolluar, krimi i gjithanshëm dhe telashet ekonomike në SHBA.
Të dy ata do të tentojnë të evitojnë gafat dhe sulmet personale që janë bërë virale në rrjet, të cilat mund të japin perceptimin e cili prej tyre “e ka fituar” debatin.
Megjithëse debatet nuk vendosin cili fiton në nëntor, tensioni i këtij debati në qershor është i dukshëm.
“Zakonisht debati influencon më shumë kur është pranë zgjedhjeve”, thotë studiuesi i politikës Aaron Kall, i Universitetit të Michigan, duke shtuar se ato kompletojnë portretin e një kandidati te publiku.
Biden pritet të rrisë nivelin e akuzave duke e quajtur Trump “një kriminel te i cili diçka është këputur”, prandaj sipas tij është shumë e rrezikshme të lejohet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa Trump ka nxehur debatin duke sugjeruar se Biden do të ‘drogohet’, pasi ndryshe nuk mund të mbarojë një fjali të vetme, por taktika e tij të kujton stile politike që kanë shkelur normat edhe më përpara.
Ish-zyrtari i fushatës Obama, Terry Szuplat thotë se një performancë e suksesshme kandidati tregon se ku është dhe ku do të shkojë një vend që e zgjedh.
“Ëshë një histori më vete të jesh kandidati duhur, dhe të tregosh se tjetri është i gabuari, kjo ka të bëjë me të ardhmen, me zgjedhjen për të ardhmen, edhe pse aktualisht asnjë prej tyre nuk e ka arritur këtë plotësisht”, tha Szuplat për rrjetin CNN.
Top Channel