Arrihet marrëveshja brenda BE-së, Ursula von der Leyen kandidohet për një mandat të dytë si presidente e KE-së, António Costa në krye të Këshillit

27/06/2024 23:44

Udhëheqësit e BE-së mbështesin Ursula von der Leyen për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së nënshkruan sot që Ursula von der Leyen të qëndrojë si presidente e Komisionit Evropian për një mandat të dytë pesë-vjeçar, sipas tre diplomatëve të BE-së.

Von der Leyen, një politikan gjerman, është anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë. Si hap tjetër, von der Leyen do të duhet të fitojë miratimin e shumicës së anëtarëve të parlamentit evropian.

Udhëheqësit emëruan gjithashtu António Costa, një ish-kryeministër socialist portugez, si presidentin e ardhshëm të Këshillit Evropian.

Ata zgjodhën gjithashtu Kaja Kallas, kryeministren aktuale të Estonisë, partia e së cilës është anëtare e grupimit liberal, Reneë Europe, për të zëvendësuar Josep Borrell si përfaqësuesin e lartë të BE-së për çështjet e jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA