Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi dje të dënojë përfundimisht me dy vjet burg Fredi Belerin, kandidatin fitues për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

Ai u akuzua për korrupsion në zgjedhje dhe do të duhet të qëndrojë në qeli deri në tetor.

Në nisje të Top Story, Grida Duma e përshkroi Belerin si një emër fitues që përfundoi në blerës votash.

Grida Guma: Disa thonë që pritej që vendimi i Belerit të shkonte kështu. Nuk dinin masën e ndëshkimit të tij, por çfarë do të ndodhë me të, a do të jetë kjo një çështje harrese apo një gjë e cila pritet të rikujtohet nëse Himara shkon në zgjedhje sërish, do të jetë vijimi i kësaj analize.

A e pranojnë njerëzit dhe partia që e kandidoi Belerin që ky ishte vendimi jo i duhur sepse u penalizua dhe mbaroi me një ndëshkim që e bën atë një vjedhës zgjedhjesh, kjo është përsëri për të parë reflektimin i cili do të shfaqet në fushatën elektorale që do të ndodhë në Himarë. Por kur? Edhe kjo është një çështje strategjie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA