Rrugëtimi i gjatë e romantik për të shpëtuar shqiponjën me kreshtë në Kolumbi (fotot)

26/06/2024 19:30

Në një kupolë gjigante në Kolumbi biologët kanë rikrijuar kushtet e e një pylli tropikal ku kanë lëshuar gradualisht të jetojë zogun gjigant monogam që nuk ndërron partnerin e tij ose te saj, me të cilin shpresojnë të çiftohet dhe të lindin zog.

Dyshja e re duket e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe romanca e tyre që përgatitet prej vitesh nga biologët teksa kërkon të ruajnë specien e shqiponjës madhështore me pendë kreshte në kokë.

Ata shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë dhe që femra të mos ndjehet shumë ‘territoriale’ dhe të vrasë mashkullin që kërkon ta joshë.

“Një vendim i gabuar nga ne mund të sjellë nisjen e një sulmi”, thotë Luisa Escobar, studiuesja e rezervatit Biopark La Reserva, në perideri të kryeqytetit Bogota ku po zhvillohen projektet e prezervimit.

Shqiponja me kreshtë është nga më të mëdhatë e më të fuqishmet në botë dhe arrin të gjuajë këlyshë gomari apo majmunë, por numrat e saj janë reduktuar ndjeshëm në Amerikën Qendrore.

E vetmja shqiponjë e tillë në Kolumbi është kapur në jug të Amazonës në 2018 dhe jeton brenda rezervatit.

Mashkulli si zakonisht ka trup më të vogël dhe prej dy vitesh ata ndaheshin nga një gardh metali, deri pak më parë kur gardhi i hoq pas miqësimit të dukshëm te çiftit me njëri-tjetrin.

“Sjellja e çiftit është e qetë dhe na jep shpresë se mund të japin një pasardhës”, thotë 26 vjeçarja Escobar.

Rreth një metër e lartë dhe me hapje krahësh deri në dy metra, shqiponja me kreshtë është simbol i Kolumbisë dhe jeton nga Meksika deri në Argjentinë në jug, por në disa vende zogjtë janë zhdukur prej gjuetisë apo konflikteve të armatosura.

Lindja e zogjve të tyre ka rezultuar me sukses në programe në Panama e Brazil, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA