Ilir Meta ka sulmuar sërish SPAK dhe kreun e saj, Altin Dumani.
Nga Konferenca e Organizative në Tiranë, kreu i Partisë së Lirisë tha se drejtësia vepron me regji të komanduar nga Rama. Ish-presidenti, që ndodhet nën hetim nga SPAK për pasurinë dhe për lobim në SHBA, nuk ka harruar të merret edhe me çështjen “Beleri”.
“Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë. Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin. Dum Dumani do të bëjë politikë? Le të vijë të votohet. 0.0% do të marrë”-tha Meta.
Drejtuesi i Partisë së Lirisë, i cili ka nisur procedurat për divorc me bashkëshorten, ka shprehur hapur pakënaqësinë për vlerësimet e Kryemadhit ndaj SPAK-ut dhe qëndrimet e saj krejt të kundërta.
Sulmet e vazhdueshme të ish-presidentit të republikës ndaj SPAK kanë sjellë edhe reagimet e selive diplomatike herë pas here, të cilat e kanë inkurajuar punën e prokurorisë së posaçme.
Top Channel