“Është për të vënë duart në kokë”, Rama për të drejtën e informimit: Ka një mendësi dominante në administratë sa dramatike dhe qesharake

26/06/2024 10:25

Kryeministri Edi Rama tha se ka një mendësi dominante qesharake dhe dramatike në administratë për të drejtën e informimit.

Rama: Janë disa gjëra që më bëjnë shumë përshtypje dhe në rastin tim nuk është se mund të delegohen që kanë të bëjnë me atë që thashë më parë sa shumë nga gjërat që na shfaqen dhe na vihen në dukje qoftë nga publiku, qoftë nga palët me të cilat ndërveprojnë mund të riparohen pa ndonjë vështirësi të caktuar. Po e nis nga një fakt, i cili është i nënvizuar në klasifikimin e Akses Info Europe që është agjencia trupa që merret me vlerësimin e legjislacionit për transparencën dhe të drejtën e informimit në përgjithësi.

Shqipëria ishte e 86 në klasifikim deri në vitin 2014 ne hodhëm hapin e parë serioz duke transformuar bazë tonë ligjore dhe sot nëse e klikoni do e gjeni në vendin e 7 për sa i përket legjislacionit, Komisioneri që është nga Labëria dhe s’mund ta pranojë dot që të jetë i 7-i, nëse autobusi me 7 nuk është i vendosur paralelisht, po më thoshte që disa ndryshime që kemi bërë me ligjin e i që kemi gati të bëjë që të ngjitemi edhe më lart, por këtu nis edhe debati që në këtë rast e kemi konkretisht me një shembull por mund ta gjejmë sot për hendekun mes legjislacionit dhe zbatimit.

Ankesa të cilat përmbushen në sekondë pasi zyra e komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucionit përkatës të informojë qytetarin apo grupin e caktuar të interesit është për të vënë duart në kokë, kjo është thjeshtë dhe vetëm mungesë e funksionimit të një mekanizmi kryesor që e garanton të drejtën e informimit pa subjektivitetin e koordinatorit që kujdesen për ta garantuar këtë, s’e bëjnë në mënyrë sistematike, mendoj që kjo dhe disa aspekte të tjera që na pengojnë si vend që siç jemi të 7 të jemi më lart se sot në aspektin e të drejtës së informimit, janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për t’u ngjitur hap pas hapi. Ka një mendësi dominante në administratë që dhënia e informacionit është mendësi e panevojshme, është sa dramatike dhe qesharake, por marrja e dokumenteve dhe nxjerrja në publik paraqitet si një zbulim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA