CNN/ Presidencialet SHBA: Kontrastet e natës së debatit bëjnë Biden të shpresojë për fushatën 2024

26/06/2024 17:02

Grupi i ekspertëve elektoralë të Biden thuhet se ‘po zien’ me përgatitjet për debatin presidencial më kritik të viteve të fundit, duke shpresuar që ai të evidentojë kontrastet e karakterit e politikave, që t’i afrojnë te fitorja e zgjedhjeve 2024, nëse zgjedhësit arrijnë t’i kuptojnë.

Biden ka thënë me shaka më parë se nuk dëshiron të jetë i adhuruar nga të gjithë, por vetëm më i pranueshëm si tjetri, teksa Trump sipas CNN është ish-presidenti amerikan më i papëlqyeshëm në kohërat moderne.

“Babai im më thoshte, ‘Joey, mos më krahaso me Zotin, më krahaso me alternativën”, ka thënë Biden disa herë në fushatat e tij si në argument vetëmbrojtjeje ndaj Trump dhe ndaj masës së vogël të mbëstetjes që zotëron, teksa tenton t’u shese votuesve arritjet e tij.

Skuadra e Biden përpiqet të paraqesë Trump si një “të shkrehur” kontingjent kriminal hakmarrjeje, që e kërkon presidencën vetëm për veten e tij, për biznesin dhe entuziastët anti-abort.

Ndërsa Biden po portretizohet si mbrojtës i ‘stabilitetit, vlerave demorkatike apo mbrojtës i jetës së punëtorëve amerikanë.

Fushata e Biden po përgatitet për përballjen e madhe në Atlanta që do të transmetohet nga CNN në fundjavë, e regjistruar.

“Në debatin e të enjtes një pjesë e madhe e elektoratit do të dëshmojnë ndryshimin e thellë mes Joe Biden, që punon për popullin amerikan, dhe Donald Trump që lufton për vete dhe që u dënua për rryshfet prandaj kërkon hakmarrje”, thotë kreu i komunikimeve të fushatës së Biden, Michael Tyler.

Kolegu i tij  Mitch Landrieu theksonte dje kontrastet në një intervistë me NBC:

“Populli amerikan duhet të mendojnë me karakter dhe gjykim për personin që do të zgjedhin, si për vendin dhe pjesën tjetër të botës.”

Por zgjedhjet 2024 janë ndryshe nga të tjerat, shkruan CNN.

Shpesh mbajtësi i postit sulmon karakterin e kundërshtarit për të shtuar shanset, duke përfituar nga psikologjia e familjaritetit të supozuar të elektoratit me karakterin e vet.

Në 2004, President George W. Bush portretizonte rivalin John Kerry si me karakter të dobët për të drejtuar ‘luftën kundër terrorit’. Në 2012, fushata e Obama prezantonte rivalin republikan Mitt Romney si milioner ‘ujk korporatash’, që kënaqej duke hequr punëtorët nga puna.

Por kjo nuk mund të jetë më argument aktualisht pasi Trump ka fituar sërisht nominimin e partisë republikane dhe votuesit nuk arrijnë të kuptojnë çdo makinacion, pasi nuk e kanë më mendjen gjithë kohën te zgjedhjet e te politika.

CNN shkruan se ata duhet të nxiten nga pak për të kujtuar si ishin gjërat ose si mund të shkojnë.

Nëse Trump përsërit gënjeshtrat e vjedhjes së zgjedhjeve në 2020 kjo mund të jetë në avantazh të Biden dhe audienca mund të kuptojë kërcënimin e zgjedhjes së Trump.

Biden konsiderohet nga shumë votues si tepër i vjetër për një mandat të dytë, që nëse do të fitonte do ta përfundonte në moshën 86 vjeç, prandaj CNN thotë se ai duhet të reflektojë siguri e qartësi.

Por dominimi i medias nga Trump e ka bërë atë të duket sikur nuk është larguar kurrë nga posti i presidentit dhe votuesit harrojnë se ai është dënuar për rryshfet dhe gjykuar për trazirat e dhunshme të janarit 2020.

Gara reflekton ndasitë mes amerikanëve që është në fakt në disavantazh të Biden, si dhe faktin që janë dy presidentë, secili me nga një mandat më parë, që konkurojnë për Shtëpinë e Bardhë.

Trump mund të dëmtojë strategjinë e Biden duke treguar qetësi dhe duke ardhur ne debat me një listë planesh për të impresionuar votuesit, kryesisht për financat e tyre personale.

Karl Rove, ish-strategu elektoral i Bush që tani zotëron Wall Street Journal, shkruante javës që shkoi se “Trump nuk duhet t’i lejojë vetes të duket i tërbuar ose jashtë kontrolli” dhe se  fjalët ‘zgjedhje të manipuluara’ nuk duhet të dalin nga goja e tij. Këshillat duken të mira por Trump thuajse nuk i ndjek asnjëherë.

Në debatin e të enjtes koha e fjalës shoqërohet me mbyllje të mikrofonave për të evituar kaosin e debatit të parë Trump v. Biden në 2020. Ndërsa tjetër ndryshim është mugesa e audiencës ‘live’ në studion e CNN në Atlanta. Kjo duket se dëmton më shumë Trump i cili lëshon retorikat më eksplozive pas reagimeve të audiencës.

Ditët e fundit fushata e Biden ka shënuar disa avantazhe ndaj Trump ndaj të cilave do të përpiqen të akumulojnë vrullin e tyre. //CNN//

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA