Foto Ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së një motoçikletë me një automjet.

Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Të plagosur mbetën drejtuesit dhe pasagjeri i motoçikletës, njëri prej të cilëve me fraktura të shumta.

Ata janë dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel