Vendi evropian heq taksat ndaj vajit të ullirit për të reduktuar çmimin ‘e papërballueshëm’ (fotot)

25/06/2024 18:17

Çmimi i vajit të ullirit raportohet se është rritur me 272% që prej shtatorit 2020.

Qeveria në Spanjë ka thënë sot se përkohësisht do të eliminojë taksën e shitjes ndaj vajit të ullirit për të ndihmuar klientët vendas të përballojnë rrijten e pandalur të çmimit.

Spanja konsiderohet si një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit por kostot janë rritur ndejshëm për konsumatorët e brendshëm  prej thatësirës e zjarreve të viteve të fundit si dhe prej presionit global të inflacionit, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Prodhimi është dëmtuar dhe çmimet janë rritur edhe në vende të tjera të Mesdheut, ndërsa në Spanjë, shishja pesë-litërshe familjare që konsumohet zakonisht, ka arritur çmimin 50 euro në supermarket.

Spanjollët e përdorin vajin e ullirit në shumë ushqime e gatime, në sallata e perime por rritja e çmimeve ka bërë që ata të nisin të përdorin vajra të tjerë, shkruajnë mediat.

Fillimisht qeveria reduktoi taksën e shitjeve të vajit të ullirit nga 10% në 5% si pjesë e masave kundër inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Ata thanë sot se taksa pezullohet deri në shtator, kur vaji do të nisë të taksohet me 2% deri në fund të vitit.

Ministrja e financave María Jesús Montero tha se vendimi reflekton “rëndësinë e vajit të ullirit  në dietën mesdhetare dhe stilin e shëndetshëm të jetesës”.

Si në Greqi dhe Spanjë shitjet e vajit të ullirit kanë rënë ndjeshëm vitin e fundit.

Më herët u mësua dhe në Itali konsumi i vajit të ullirit kishte rënë me një të tretën prej rritjes së çmimit, edhe pse është një produkt kryesor i dietës mesdhetare.

Mesatarisht konsumatorët thonin se kishin reduktuar një të tretën e vajit të ullirit që konsumojnë, sipas një anketimi të institutit italian Piepoli, shkruan The Independent.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA