05/11 08:12
Një urë e rëndësishme hekurdhore që lidhte shtetet South Dakota me Iowa në territoret qendrore perëndimore të Shteteve të Bashkuara, është shembur sot pas rritjes së nivelit të ujërave nga përmbytjet dhe reshjet në rajon.
Shembja e urës i shtohet një serie dështimesh të tjera infrastrukturore ose aksidenteve të papritura në rajon.
Guvernatorja e shtetit South Dakota, Kristi Noem tha se shembja e urës që ishte një lidhje kryesore e transportit të mallrave, do të ketë pasoja të ndjeshme për disa muaj.
Nga përmbytjet në South Dakota një person ka humbur jetën dhe dhjetra shtëpi janë shkatërruar teksa ujërat e reshjeve kanë vërshuar drejt veriut të zonave qendrore të SHBA., shkruan rrjeti BBC.
Top Channel