Qeni më i gjatë në botë vdes në moshën 3-vjeçare (fotot)

25/06/2024 17:52

Qeni i racës ‘danez i madh’, i quajtur Kevin sipas protagonistit të filmave ‘I vetëm në shtëpi’, ka vdekur papritur në moshën e parakohshme tre-vjeçare.

Kevin mbante titullin e qenit më të gjatë në botë mashkull dhe jetonte në Iowa të SHBA, por megjithë masën e tij gjigante ishte i turpshëm dhe ‘trembej nga gjithçka’ thonë pronarët e tij zemërthyer.

Ata shtojnë se vdekja e papritur e qenit të tyre i ka lënë në zi, duke i bërë të kuptojnë se koha nuk është kurrë e mjaftueshme me kafshë të tilla madhështore.

Qeni tre-vjeçar Kevin, u sëmur pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që iu rekomandua pronarëve të tij, teksa në mars të këtij viti kishte marrë rekordin Guinness si qeni më i gjatë në botë.

Pronarët e Kevin, Tracy e Roger Wolfe, thonin në një deklaratë se ishin të shtangur nga humbja”.

“Ai ishte djali më i mirë gjigant,” shkruante çifti Wolfes’ në deklaratën e publikuar dhe nga rekordet Guiness, teksa shtohej se “jemi të lumtur që ia arriti të merrte rekordin pasi e adhuronte vëmendjen.

Kevin arrinte lartësinë 0.97 metra nga toka, duke kaluar rekordin e mëparshëm me 12 cm.

Pararendësi i rekordit të tij ishte Zeus, i së njëjtës racë dhe gjithashtu tre vjeç kur vdiq nga një infeksion në një këmbë të këputur, njoftojnë rekordet Guiness.

Qentë, macet e kafshët shtëpiake tremben zakonisht nga fshesat me korent dhe zhurmat e aparateve të tjera, por Kevin e kishte mjaft të theksuar këtë, thonë të zotët, duke e bërë ate disi qesharak prej masës së madhe.

Qeni thuhet gjithashtu se ishte nervoz kur shoqëronte në shkollë të birin e çiftit Wolfes, dhe në një rast ishte ‘bërë pis’ në mes të sesionit nga stresi.

Tracy Wolfe thotë se Kevin hante shumë ushqim gjatë gjithë ditës dhe kalonte kohë në gjumë, duke ruajtur përsëri formën elegante trupore.

“Kevin ishte epitoma e një gjiganti të dashur, ishte i përkryer për ne”, thotë Tracy Wolfe.

FOTO GALERI
1/3
Pronarët e Kevin, Tracy e Roger Wolfe, thonin në një deklaratë se ishin "të shtangur nga humbja”.

Top Channel