25/12 23:46
Grupi C dhe D kanë mbyllur ndeshjet e tyre duke vendosur dhe një pjesë të verdikteve sa i përket fazës së 1/8-ave.
Anglia e mbyll Grupin C si vend i parë, teksa tashmë do të ndeshet me një nga katër vendet e treta më të mira, ndërsa Austria, surpriza dhe kryesuesja e Grupit D, do të luajë kundër vendit të dytë të Grupit F që do të mësohet ditën e nesërme.
Gjermania do të luajë kundër Danimarkës, e cila e mbylli Grupin C në vendin e dytë pas Anglisë, me takimin që do të luhet më 29 qershor në Dortmund.
Franca që e mbylli në vendin e dytë Grupin D, do të ndeshet kundër vendit të dytë nga Grupi E, që gjithashtu do të mësohet ditën e nesërme.
Top Channel