“Kronikë e përgjumur kafeneje”, satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Majko si postier pa habere, Çyrbja më tha ‘nuk fole mirë or çun’

25/06/2024 14:11
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Nga Agron Gjekmarkaj

Portreti i Ermos befas u shfaq mbi ne! Çuditërisht kësaj here nuk na gjuajti me gurë as me fjalët shafran. Poshtë po zukasnin a mos po rrezikon të bëhët njeri i mirë, të jetë mirë me shendet pyesnin?

Kryezëvendës Lideri Muli ishte ai që e hapi ditën parlamentare. Mbante shënime. Të vertetat e vatanit mbi qitap skaliste. U ngrit i menduar po të zjarrta fjalët. Në fund rrotulloi sytë mbi të gjithë që strukeshin duke i paralajmëruar se pas tij qameti po vjen për ta. Nikoqiri dhe Ulsia kafshuan gjuhën u panë në sy duke respektuar fjalën e urtë, reagimin e sotëm lëre për nesër. Unë i shikoja me sfidë teksa Hyqymeti u punonte qindin.

Jorushi i Tabakëve nuk kishte bërë gjumë të mirë dhe kaq ishte e mjaftueshme që të gjithë të ndiheshim të trishtuar.

Në kafen e Parlamentit u ndie një shkundullimë e përgjithshme, karriget lëvizen e bashkë me to edhe kokat! “Ogi, Ogi” u dëgjua një zë dhe menjëherë pas tij u ndie psherëtima e ngrohtë “marshallah, marshallah” si nga Opozita ashtu dhe nga Qeveria.

Ministrushja e arsimit pas konstatimeve që mbulohet gjithmonë me kostum dje i kishte bërë shiharete vapes duke demostruar muskuj e nur.

U mblodha u bëra sa një grusht se çoku shkruaj ndonjë romuz mos më kapte për veshi dhe më thoshte “hajt sikter behu def nga sytë dhe më liro vendin” por jo qe dermani vetë Salianji ai që me shpëtoi nga ankthi duke më pohuar se forca e Ogit nuk qëndron thjesht tek ajo që duket por tek arsyeja, tek llafi sherbet.

U preha i qetë sidomos edhe pas dy shikimeve garantuese që Mimi di Puçini më hodhi si e krishterë që është.

Por nuk paskësh qenë gjithsesi një ditë e mirë për mua përsëri zemra mu thye si një qelqurinë e cila me rropame plandet për tokë duke u bërë grima grima. Aty pranë ishin ulur Mamica me Delinën e cila në kafe duket njeri i vërtetë ndërsa atje tek binaja ku ulen ministrat si muzeale, si prej dylli. Dukej qartë se e kishte marrë malli për Belën dhe pyeste kur vjen se nuk po duroj dot?!

Nejse aty si vetë dreqi i mallkuem erdhi lideri në perspektive Gaz Bardhi, u kaloi pranë, nuk e përshëndeti Mamicën kur mundesia për të ndenjur oça oça ishte më e madhe se kurrë. “Të plaçin sytë” e qortova si ta bën zemra por në vënd të fjalëve ai një hungerimë lëshoi. Madje as Bledion Nallbati edhe pse i vinte ti hiqte një fluturimë këtij çaprazi nuk u ndie. Thjesht i qante shpirti për këtë nursesllëk. Pandi sillej lart e poshtë si një postier pa habere.

Tezja dukej e mbyllur në vetvete si kurrë më parë dy të mërzitura ja kishin sosur gezimin. E para llaf i Mamices që merr porosi nga Babo për të thënë se dy të tretat e deputetevë nuk do jenë më dhe po kaq do e hanë nga qeveria dhe e dyta telefonata e vonë me Ditmirin për ti kerkuar hesap pse për Babon ka nenkuptuar që mund të drejtojë vetëm Europen kur ai mund të zërë vendin e Guetirresit në OKB se ai del në pension, pra për të paqtuar gjithë Boten në këto kohë sakelldishë e luftrash?!

Pas fjalimit që mbajta në sallë me erdhën pranë Nasua me Xhemën dukeshin të keputur por edhe të dhemshur në një kohë thanë “Babo qoftë që të duron, vetem një zemergjerë si ai mund të të lejojë të llomotisesh kesisoj gjepurash, mos ja plas shpirtin mor haram”!

Sikur ky paralajmerim të ishte i manget u shfaq Çyrbja i cili mu hakerrye “nuk fole mirë or çun, kur të gjej pak kohë do të të mesoj të flasesh siç duhet”!

Bora ishte në qejf dhe llamburiste nga lezet i muhabetit teksa herë pas here terhiqte çibukun elektronik.

Anila dukej e mpirë nga mungesa e motiveve. Çuçi, Toni dhe Etilda na kishin lënë si jetim, ata folen me ikjen e tyre. Mungesen e dy të pareve se ndiem dhe aq.

Xhelal Mziu perpiqej të plotesonte ekipin parlamentar që do të luante me deputetët e Kosoves, me ofroi vendin e zevendes trajnerit meqënëse jam një farë zevendes lideri. Kosta i Gramozit dhe Linditës si shirok

kapte të gjitha qoshet e kthinat. Me pak fjale qe një ditë e pergjumur.

Top Channel