I dënuar nga autoritetet turke me 10 vjet e 2 muaj burgim, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
25/06/2024 11:34
50-vjeçari Mehmet Akman është vënë në pranga, me qëllim ekstradimin, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Ai është dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Arrestimi u bë i mundur nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshitcë. 50-vjeçari është i lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.
Top Channel