Profesor Përparim Kabo i ftuar në “Top Arena”, ka bërë treguar historikun mes Shqipërisë dhe Spanjës që fillon që nga antikiteti dhe deri tek marrëdhënia që kishte Skënderbeu dhe Donika me mbretin spanjoll.
Ed Manushi: Na duhet dhe pak antropologji. Ne me Spanjën në historinë tonë jemi ndeshur shumë herë, po kështu historikisht si e kemi pasur me Spanjën ne?
Përparim Kabo: Duket sikur jemi larg, por nuk jemi dhe aq larg. Për 3-4 minuta po bëj një histori 2000-vjeçare. Në antikitet zhytet një kontinent Antlantida dhe humbasin lidhjet e asaj popullate që ka jetuar atje afër gadishullit iberik, por ka teza nga studiues seriozë, një studiues i Serbonës që krahason fjalë të vjetra shqipe me fjalë baske. Madje ai thotë që edhe fjala baske vjen nga shqipja që është bashkë. Mund të shohësh e një fjalë tjetër Gjibraltar që përbëhet nga dy fjalë shqipe gji dhe altar ose Lisbonë, lis, bonë.
Gjithsesi mbetet për gjuhëtarët kjo. Të vijmë në mesjetë, në kohën e kryqëzatave në 1204, kryqëzatat kalojnë edhe nga uji edhe nga toka, por sipas një studiuesi serioz, themeluesi i albanologjisë në librin e tij të studimeve shqiptare, thotë që në 1204 forcat spanjolle kanë luftuar në zonën e Tepelenës dhe kanë zbritur në Mallakastër dhe aty është vrarë një princ shqiptar që quhet Karl Fratali. Krijohen disa toponime, Regji Guzmar. Bile hapet një përrallë tek shqiptarët në atë kohë, “Katallani i Zi erdhi nga deti”, janë katalanasit e vërtetë. Pastaj vijmë më vonë në mesjetë, kemi lidhjen e Skënderbeut me Papa Kalkisin që ishte një Papë spanjoll lindur në Valencia, i cili i propozoi Skënderbeun të ishte kreu i organizatës së vendeve krisitiane. Nën ifluencën e tij dhe të një Pape që pasoi, ai u shpall dhe Kalorsi i krishtërimit. Madje Papa që e pasoi e emërtoi nga Princi i Epirit në Mbreti i Epirit.
Po në këtë kohë kemi një ngjarje. Pas vdekjes së Skëndërbeut, gruaja e tij shkon të jetojë në Napoli sepse Alfonsi i Napolit dhe Skënderbeu kishin një marrëveshje vasaliteti por jo që ka të bëjë me termi sot vasalitet, një marrëdhënie partneriteti dy palësh dhe ajo vajti jetoi atje Donika, mbajti një qëndrim shumë fisnik, nuk u martua edhe princër të tjerë e kërkonin dhe atje krijoi një miqësi me mbretin dhe mbretëreshën spanjolle sepse Napoli ishte nën influencën e Aragonëve dhe ajo shkon pastaj e mbyll jetën e saj në Valencia dhe është varrosur atje në një kishë atje që quhet Kisha e Trinisë dhe mesa di, Ylli Pepo një regjisor i shquar është duke zhvilluar një dokumentar për Donika Kastriotin.
Më vonë kemi një ngjarje, në 1492 krijohet mbretëria e bashkuar e Merengëve dhe Baskeve, në atë kohë mbi 200 familje hebre sepse u pastrua Spanja nga arabët dhe hebrenjtë, që ishin popullsi tregëtare dhe mbi 200 familje hebre u vendosën në bregun e Vlorës deri në rivierë. Në shekullin e XX kemi pjesëmarrjen e antifashistëve shqiptarë në luftën civile në Spanjë dhe duhet përmendur katër emra, Thispina Shkurti e cila ishte një infermiere, shoqe me Nënë Terezën dhe takon Skënder Luarasin dhe i thotë Thispinë, atje ka nevojë dhe për infermiere dhe ajo shkon atje. Çuditërisht asnjë shkollë infermierie, asnjë rrugë dhe asnjë shesh nuk e mban emrin Thispie.
Petro Markon e Hasta la Vistës, miku i Hemingueit, Skënder Luarasi dhe kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë Mehmet Shehu, kanë qenë aty. Pas vitit 1990 ku kemi një pikë kulmore, mbreti i Spanjës i jep titullin e lartë “Princi i Asturios” shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadara. E që të mos i humbim lidhjet me futbollin, një nga futbollistët tanë më të mirë të të gjithë kohërave, Petri Dibra jeton në Spanjë dhe ështe mjek obstetër që e vlerëson e gjithë Spanja.
Top Channel