Shqipëria u eliminua nga Euro 2024 pas disfatës me Spanjën. Gazetari Jetmir Halilaj bëri një analizë të shkurtër në “Top Arena”, duke u ndalur në dy pika, e ardhmja e Sylvinhos dhe çështja e Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi nuk u aktivizua nga minuta e parë me Spanjën, gjë që solli pakënaqësi të tifozëve, teksa gjithashtu nuk dihet nëse braziliani do të rinovojë sërish me Shqipërinë ose jo.
“Tani e tutje, çfarë do bëjmë?! Edhe sot, Sylvinhos i doli nga shpirti që tha: ‘Ju keni një ekip të mirë’. Ai nuk do e firmosi kontratën? Është dhe çështja e Brojës. Ai është Messi jonë. Ai është lojtari më i mirë që kemi, për këtë jemi dakord. Ose luan, ose jo. Nëse ka diçka që nuk shkon aty, duhet të zgjidhet kjo gjë”, u shpreh Halilaj.
Top Channel