Ylber Ramadani u shpreh se në këtë Europian u ndje mirë, por i zhgënjyer pasi priste që Shqipëria të dilte më mirë.
Futbollisti i Kombëtares pasi mbërriti në Rinas, u ndal për një komunikim të shkurtër me gazetarët, teksa deklaroi se Shqipëria duhej të kishte bërë më shumë në ndeshjen me Kroacinë.
“U ndjeva shumë mirë po i zhgënjyer që nuk mundëm ta vazhdojmë. Provuam të japim më të mirën, por dëshironim të shkonim më shumë.
Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike dhe që do të rrijë në memorien time, por kjo është një eksperiencë që do të na shërbejë për të ardhmen.
Do duhej të kishim bërë më shumë me Kroacinë, dhe dje e meritonim një pikë… trajneri na tha se ishte krenar me ne sepse kemi luajtur përballë skuadrave të forta”, u shpreh Ylber Ramadani.
Top Channel