Biri i fermerit milioner të luleshtrydheve fiton të drejtat e pronës $10 milionëshe ndaj të vëllait në Britani (fotot)

25/06/2024 16:45

I biri i një fermeri britanik që u bë milioner kur hoqi dorë nga ushtria për të kultivuar luleshtrydhe, u bashkua me të vëllanë për të paditur vëllanë tjetër, dhe fituar të drejtat ndaj perandorisë familjare të frutave.

Megjithëse u pasurua duke punuar në fermat e luleshtrydheve të familjes, Richard Winter kishte pësuar humbje të mundësive të tij legjitime kur babai Albert Winter i premtoi vëllezërve të tij Philip e Adrian, pjesë të barabartë në biznesin e luleshtrydheve, vendosën gjykatësit duke i dhënë të drejtë Richard.

Fillimisht Richard kishte dashur të ishte pjesë e ‘elitës ushtarake’ por shpejt hoqi dorë për t’iu dedikuar fermës së familjes Team Green Growers, duke ndihmuar që ta kthente atë në një biznes me vlerë më shumë se 10 milinë paundë, në Somerset në jugperëndim të vendit.

Por problemet nisën kur Albert ndryshoi testamentin e tij në 2015 duke i lënë pjesën më të madhe 56 vjecarit Philip.

58 vjeçari Richard, e 55 vjeçari Adrian, ngritën padi ndaj vendimit dhe fituan, duke reduktuar trashëgiminë e Philip me 1 milionë paundë.

Philip argumentonte se vëllezërit e tij “nuk kishin pësuar humbje duke qëndruar në fermë pasi ata nuk mund të demonstronin se do të ishin bërë më të pasur nëse shkonin diku tjetër.”

Në gjykatë u tha se babai Albert dhe gruaja e tij Brenda të martuar në 1964 kishin blerë fermën kryesore të familjes Bower Farm, dhe nisën të drejtonin kopshtin e tregtimit së bashku.

Më vonë djemtë e tyre ishin bashkuar në këtë biznes, dhe pjesa e tyre u bashkua me të gjithë fermën e familjes në vitin 2000.

Brenda vdiq në vitin 2001 dhe Albert me tre djemtë vijuan punën për tre dekada duke e kthyer atë në një biznes prej 10 milionë paundë.

Pas disa konflikteve Albert ndryshoi testamentin e tij në 2015, duke përjashtuar bijtë Richard e Adrian për t’i lënë pjesën e tij Philip.

Në padinë e Richard e Adrian, thuhej se ishte e pamendueshme që Albert të mos përfshinte në trashëgimi dy djemtë që kishin punuar aty.

Gjykatësi vendosi në favor të Richard e Adrian duke argumentuar se po të mos kishte qenë për premtimet e të atit për pjesën e tyre ata mund të kishin zgjedhur rrugë të tjera në jetë

Gjykata tha se besonte se Richard e Adrian i kishin kushtuar jetën e tyre fermës që prej vdekjes së Albert në 2017, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Një apel i Philip gjithashtu u refuzua nga gjykata.

FOTO GALERI
2/7
Ai u bashkua me të vëllanë për të paditur vëllanë tjetër, dhe fituar të drejtat ndaj perandorisë familjare të frutave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA