Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për Fredi Belerin, reagon ambasadorja greke në Shqipëri: Për fat të keq…

25/06/2024 13:27

Ambasadorja greke në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO për dënimin me burg të Fredi Belerit.

Konstatina Kamitsi shprehu zhgënjimin në një deklaratë për mediat, pasi doli nga SPAK.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezymimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.

Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve”, tha Konstatina Kamitsi.

Gjykata e Apelit të Posaçme vendosi lënien në fuqi të vendimit të Fredi Belerit. Ai është dënuar me dy vite burg, teksa GJKKO ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. E njëjta gjë u vendos edhe për Pandeli Kokaveshin, për të cilin është vendosur tri vite shërbim prove.

Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtor për blerje votash dhe u dënua më parë me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA