“1.500 euro i kap Maldivet me 5 operacione, shih Tajlandën ti”/ TCH zbardh përgjimet, si i bënin pazaret mjekët e Onkologjikut

25/06/2024 13:48

Të tjera përgjime dalin nga Prokuroria e Tiranës, ku mjekë dhe punonjës të tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT, bëjnë pazare edhe për operacionet.

Në dosjen e zbardhur nga TCH, siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, dy punonjës të këtij spitali, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve, një prej tyre Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.

Pjesë nga përgjimet:

-Ku i kap pushimet e tjera tani?

-Këtu e një vit të jemi mirë

-Shih Tajlandën tani

-Po pse jo?

-Hë mo se nuk shkon shumë

1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie

-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

-Hahaha Llogarita 300 euro operacionin, jo 500

– Po lale po

-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA