Një turiste e huaj ka lëshuar alarm duke kërkuar ndihmë e duke thënë se ka rënë në greminë në Majën e Jezercës, mes Tropojës, Thethit dhe Plavës e Gucisë në Mal të Zi.

Ajo kishte nisur të kthehej e vetme dhe e kishte zënë nata, duke u trembur e duke kërkuar më pas ndihmë.

Turistja ka deklaruar se në këtë lokacion ndodhet një grup me turiste e se njëri prej tyre ka rënë në greminë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupi i shpëtimi, por edhe banorë.

Njoftimi i policisë një ditë më pas: 

Humbi rrugën gjatë natës, teksa eksploronte Majën e Jezercës, Policia i shkon në ndihmë turistes franceze.

Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00, se një turiste franceze 34 vjeçe, kërkonte ndihmë sepse kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA