Opozita ka në plane të  zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare.

Për Top Channel Flamur Noka konfirmoi më parë se më e afërta parashikohet në muajin korrik.

Noka: Narkoregjimi duhet të marrë vetëm një rrugë, përballje me protesta, me mosbindja civile, do t’i propozojmë kryesisë që para mesit të korrikut duhet të kemi një protestë.

Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

Noka: Dy kolegë deputetë me të cilët jemi në bisedime, jemi edhe me të tjerë në bisedime. Me ish drejtuesit me këshilltarët. Rezoluta këtë do të përcaktojë vijën në cilën do të ecë ky bashkim.

Kryesia sot pritet të caktojë  jo vetëm datën e protestës së korrikut por edhe t’i japë dritën jeshile rezolutës së bashkimit, rezultati i parë i së cilës pritet të shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA