Ngushtohen plazhet publike/ Durrës, të gjithë mundohen të zënë hapësirat e lira

24/06/2024 12:32

Edhe këtë sezon turistik ndarja e hapësirës së brezit ranor në plazhe publike dhe private vazhdon të krijojë probleme.

Këtu ndodhemi në një plazh publik, por siç mund të duket dhe nga pamjet ai është i zaptuar nga një subjekt privat. Një javë më parë, këtu ndërhyri Task Forca e Turizmit dhe hoqi të gjitha shezllonet dhe çadrat, të cilat janë vendosur sërish.

Plazhet e Durrësit janë ndër më të frekuentuarat në vend dhe këtë sezon janë më të pastra, por vazhdimisht përballen me sfidën e zaptimit të tyre. Së fundmi, ato po zihen dhe nga vetë qytetarët, që kanë banesat afër dhe vendosin çadrat, duke i lënë aty për ditët në vazhdim.

Ndërhyrjet e herëpashershme nga autoritetet për të liruar plazhet publike shpesh rezultojnë të pamjaftueshme, pasi nuk janë të vazhdueshme. Kjo situatë kufizon aksesin publik, ndërsa për shumë pushues, veçanërisht për të moshuarit dhe ata me të ardhura të ulëta, plazhet pa pagesë janë jetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA