Netanyahu nuk pranon armëpushim të plotë: Jo ujdi që i jep fund luftës në Gaza

24/06/2024 18:14

Bennjamin Netanyahu e bëri më në fund të qartë qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Kryeministri izraelit pohoi në një intervistë për mediat vendase se është i gatshëm të pranojë vetëm një ujdi për pushimzjarri të të “pjesshëm”, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në enklavë.

“Nuk ka asgjë të fshehtë këtu, e duam një marrëveshje që të në kthente disa prej pengjeve. Por, ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar luftën pas një pauze, në mënyrë që ta përmbushim synimin tonë për eliminimin e Hamasit. Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga kjo”, ishte komenti i tij.

Këto pohime janë një tjetër dëshmi e faktit se shteti hebre po largohet gjithmonë e më shumë nga propozimi i fundit për armëpushim, i bërë publik e i avancuar nga president i SHBA-së Joe Biden, e të njëjtën gjë duket se po bën edhe Hamasi vetë.

Komentet e kreut të ekzekutivit izraelit dallojnë shumë nga kushtet e marrëveshjes së detajuar në fund të muajit të kaluar nga presidenti amerikan cili e cilësoi planin si izraelit dhe të cilit disa në Izrael iu referuan si “marrëveshja e Netanyahut”.

E gjithë mendohet se mund t`i shtojë tensionet në marrëdhëniet tashmë të ftohura mes Izraelit dhe SHBA-së, aleatit kryesor të tij. Plani me tre faza kërkonte kërkon lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura në shkëmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur në Izrael.

Por, ka mosmarrëveshje dhe mosbesim mes Izraelit dhe Hamasit për mënyrën se si do të zbatohej marrëveshja. Grupi militant palestinez insiston se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura, nëse nuk ka armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza. Kur Bideni e njoftoi propozimin në fund të majit, tha se marrëveshja i përfshin të dyja këto.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA