Padia e banorëve të Labërisë që kundërshtojnë ujësjellësin e Himarës mbasi prek direkt jetën e 30 fshatrave në luginë, nuk do të shqyrtohet në Tiranë, por nga gjykata administrative e Lushnjës.
Gjykata administrative në kryeqytet shpalli mos kompetencën. Një nga argumentet që banorët kërkojnë ndërhyrjen e gjyqësorit është mbrojtja e Lumit Shushica, që është degëzim i Vjosës, shpallur park kombëtar.
Por me devijimin e Shushicës sipas projektit lumi heq statusin i mbrojtur. Banorët thonë në padi se u përjashtuan nga konsultimi publik.
Banorët e Labërisë i kanë nisur protestat prej gushtit 2023.
Përpara se ti drejtoheshin gjykatës banorët e Labërisë kanë reaguar edhe me peticione, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve
Top Channel