Kavajë/ Ndërron jetë në det 66-vjeçari
24/06/2024 13:23
Një 66-vjeçar ka humbur jetën sapo ka hyrë në det, në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 12:40. Dyshohet se shtetasi me iniciale M.H. ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndonëse, pushimi në plazh mund të jete zgjidhje për t’u freskuar gjatë këtyre ditëve, ku po përballemi me temperatura ekstreme, qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos gjatë orarit të drekës, duke shmangur ekspozimin në diell.
Top Channel