Deputetët në Indi bënin sot betimin në seancën hapëse të parlamentit, pas zgjedhjeve që detyruan kryeministrin Narendra Modi të hyjë në koalicion për herë të parë pas një dekade.
Sesioni parë që do të vijojë deri më 3 korrik si në parashtrim i planeve të Modi për mandatin e 3-të dhe emërimin formal të kreut të opozitës Rahul Gandhi, vend që kishte qenë bosh që prej vitit 2014, shkruan rrjeti AFP.
Dy mandatet e para të Modi erdhën me fitore të bujshme elektorale për partinë e tij Bharatiya Janata Party (BJP), që i lejonte të kalonte ligjet në parlament vetëm me debat të shpejtuar.
Por tashmë analistët thonë se 73-vjeçari Modi dhe axhenda e tij nacionaliste pro-Hindu do të duhet të kënaqë dhe partnerët, duke u fokusuar në mbështetjen sociale, infrastrukturën e ekonominë.
“Të drejtosh vendin është konsensusi më i rëndësishëm “, tha Modi në një fjalim pak para hyrjes në parlament, ku i kërkonte opozitës të luante ‘rol konstruktiv’.
“Njerëzit presin që përfaqësuesit të diskutojnë gjëra të rëndësishme, ata duan substancë dhe jo slogane”, tha Modi.
Ndërsa 54 vjeçari opozitar Rahul Gandhi, sfidoi pritshmëritë duke thuajse dyfishuar numrat e partisë së tij.
Gandhi është pinjoll i një dinastie që ka dominuar prej dekadash politikën në Indi duke pasur si kryeministra babanë, gjyshin e stërgjyshin, duke nisur nga udhëheqësi indian i pavarësisë Jawaharlal Nehru, shkruan rrjeti AFP.
Modi ka ruajtur të pandryshuar postet kryesore të qeverisë por nga 71-ministrat e kabinetit, 11 vende duhet t’i kalojnë aleatëve./AFP/
Top Channel