Blini i Atlantikut rikthehet të notojë në ujërat e Suedisë pas një shekulli (fotot)

24/06/2024 19:05

Dan Calderon, biologu që po risjell peshkun blin përsëri në ujërat suedeze thotë se kjo është një ëndërr që ka pasur që kur ishte adoleshent.

Bashkë me Linnéa Järgrud të shoqatës suedeze të peshkimit, ai po ndihmon në lëshimin e 100 blinëve të rinj nga impjanti i shumimit në Gjermani, në lumin Göta në veri të Gothenburg.

Kjo specie konsiderohet e rrezikuar dhe e zhdukur nga disa prej habitateve të saj origjinale kryesisht prej mbipeshkimit dhe përkeqësimit të cilësisë së ujërave.

Linnéa Jägrud thotë se megjithëse 100 ekzemplarë nuk janë një popullatë, ata do të vijojnë punën e rivendosjes së species deri në stabilizimin e saj.

“Kjo është diçka shumë shpresdhënëse dhe ne do të vijojmë programin për popullimin e lumit dhe zonave bregdetare”, tha ajo.

Johan Höjesjö, i shkencave mjedisore në Universitetin e Gothenburg thotë se peshqit janë të pajisur me transmetues për gjurmimin e tyre në lumë dhe me gjere.

Ai shton se ky është finalizimi më shumë se 10 viteve punë.

Drejtuesja e projektit Linnéa Jägrud, shton pas lëshimit të peshqve:

“Transmetuesit që ata kanë janë të lidhur në një rrjet evropian që tregon nëse peshqit kanë arritur në Portugali, Spanjë apo Francë. Në lidhje me lumin ne e dimë se kemi një sistem të mirë dhe na nevojiten vetëm zgjidhje financiare për vitet e ardhshme”.

Iniciatori i projektit Dan Calderon, shton se idea e projektit nisi kur mësoi se blini kishte qenë më parë peshk i zakonshëm në ujërat e Suedisë.

“Kur isha rreth 12 vjeç dola për peshkim në lumë dhe një burrë i vjetër me tha, ‘Kur isha i ri kam kapur njëherë një blin këtu’ dhe nisa të interesohem çfarë peshku ishte”, thotë ai duke iu referuar peshkut nga i cili nxirret haviari.

“Ata kanë pasur disa blinë të vegjël dhe në muzeumin e Gothenburg kështu që menduam t’i rrisim në lumin Göta.”/AFP/

FOTO GALERI
6/7
"Ata kanë pasur disa blinë të vegjël dhe në muzeumin e Gothenburg kështu që menduam t’i rrisim në lumin Göta."

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA